Home / Poezi / Çaste artistike me vargjet e poetes Elhame Gjyrevci

Çaste artistike me vargjet e poetes Elhame Gjyrevci

YJET FLASIN

Sikurse sytë që flasin
Dhe tregojn të vërtetën
Ashtu janë edhe planetet 
Po të kuptojmë gjuhën e pastër
Gjuhën e tyre të mimikës
Pastërti shpirtrore është
Pushon qetë në zemër zë vend
Mrekullia horizontale
Gjithëçka duket e bukur
Mendjen ta kthjell nga hipokrizia
Dhe memorja kthehet në pozivitet
Për të kuptuar yjet si flasin
Gjuhën e tyre të pastër hyjnore.

PËR TY NËNË

Një letër do shkruaj
Sot, për ty nënë
Me ngjyra zemre 
As goma nuk arrin
Të i fshijë
Sa mall kam
Eeee sa mall kam
Për ty nënë
Edhe toka e qielli
Po të bëhen një
Për veq teje o nënë
S ‘ besoj se ka njeri
Që ma ndjenjën dhembjen
Loti që më pikon për ty nënë.

Elhame Gjyrevci 

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …