Home / Poezi / Çaste artistike me vargjet e poetes Alma Braja

Çaste artistike me vargjet e poetes Alma Braja

Në shëmbëlltyrën e zbehtë të mëngjesit,
gënjehet shikimi.
Një sekondë fluturon kalimthi.
Në shëmbëlltyrën e errët të mbrëmjes,
dremit vështrimi.
Një çast kalon përgjumësh.
Por në qartësinë e dritës së diellit,
sytë takojnë sy në shëmbëlltyrë.
Pastaj befasohen.

***

Sonte (pjesa e dytë)

Mund të dehem sonte.
Por mund të më marrë gjumi
para se të dehem.
Gjumi është i vetmi që më merr pa kundërshtim.
Futem thellë në dhomat e tij
e zgjohem diku tjetër.
Mund të më marrë gjumi sonte.
Mundet të kërkoj veten time në anën tjetër të krevatit,
e ta gjej në një nga dhomat e tij.
Mund të dehem sonte.
Por mund të dua të prek veten time,
pasi jam dehur,
E vetja ime në prekje e sipër të shpërbëhet.
Mund të dehem sonte.
Por edhe mund te gjendem lehtë në dehje,
Në anën tjetër të krevatit.
Gjumi është i vetmi,
që më merr pa kundërshtim.

Alma Braja

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …