Home / Poezi / Çaste artistike me vargjet e poetes Ada Dardha

Çaste artistike me vargjet e poetes Ada Dardha

Dashuria
është muza ime e lindur nga buzëqeshja
e shkumës së detit,
cdo mëngjes ajo rrëmben një ënderr
për në malin e Olimpit, 
atje ku kupat e Dionisit,
derdhen nga vera,
një shpirt i plagosur
dehet nga erërat e deteve,
dhe delfinët e bardhë të Poseidonit
e shoqërojnë drejt tokës..
Dashuria
është vetja ime si Afrodita,
e rrethuar me drandofilla
e pëllumba të egër,
që fluturon drejt qiellit,
sa herë
erën, shiun, breshërin,
zjarret, i shpërndan ai plaku i mocëm
nga oxhaku i odës së miqëve,
që i ngjan tim eti…

Ada Dardha

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …