Home / Ekonomi / BE’ja, e tronditur nga zbulimet e ‘Paradise Papers’

BE’ja, e tronditur nga zbulimet e ‘Paradise Papers’

Komisioni Evropian dhe ministrat e Financave të BE-së, të tronditur nga zbulimet e “Paradise Papers”, premtuan sot rritjen e luftës kundër evazionit fiskal.

“Ky skandal i ri tregon, edhe njëherë, se disa sipërmarrje dhe individë të pasur janë gati për gjithçka për të mos paguar taksat. Qytetarët evropianë nuk durojnë më dhe kanë të drejtë. Kjo është e padurueshme!”, deklaroi komisioneri evropian për çështjet Fiskale, Pierre Moscovici, para se të fillonte një mbledhje me ministrat e Financave të BE-së në Bruksel.

“Komisioni ka bërë shumë tre vitet e fundit për të shtyrë vendet evropiane të ndryshojnë ligjet, por mbetet ende shumë për të bërë”, shtoi ai.

Këto dokumenta të publikuara dje, që janë rrjedhjet e dokumentacioneve mbi shmangiet fiskale, të njohura si “Paradise Papers”, përbëjnë rezultatin e një hetimi nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), që grupon 96 media nga 67 vende.

Loading...

Lajmi Fresh

Shijoni këtë vikend në Shkup me 70% zbritje çmimesh

Qendra tregtare “Skopje City Mall” ka organizuar ditët e çmendura të blerjeve. Që nga 19 …