Home / Poezi / Anila Kruti – NUK KAM SHTËPI

Anila Kruti – NUK KAM SHTËPI

Unë nuk kam shtëpi.
Shtëpia dhe Atdheu im
është pylli me shi.
Lotët e reve varen e kullojnë parvazit të syve.
Shpirt i mbledhur si përrua
pikon dhimbjet nëpër degë.
Pastaj ia beh dielli..
Pastaj ia beh kënga..
Bie fytyra ime prej bari.
Pushton yllin dhe çelin sytë prej drite.
Buzëve ulet dielli dhe flokëve shndrin vesa e argjendtë.
Kuturisin mes tyre zogjtë e pranverës.
Lisat kryqëzojnë degët dhe sorkadhet rendin udhëve.
Kuajt e bardhë lënë gjurmë
I shoh dhe bëhem ikje.
Po unë nuk kam shtëpi.
Shtëpia ime është pylli me shi.
dhe pema shelg në portën tënde
Varur flokët e mi…

Anila Kruti

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …