Home / Poezi / Anastasia Cipi – Dëshirë

Anastasia Cipi – Dëshirë

Ndonjëherë bëhem rob i pafaj i një çudie
Dua të ndiej dhimbjen e kohës që sherroset
Dua të puth në buzë , lutje e lotë me përgjërime
T’i marr e t’i mbështjell thellë fjalët botës që brengoset.

Oh, dua të kuptoj më mirë se nga vjen kjo lodhje
Nga vjen ky dëshpërim pa fund, që nuk ka shpëtim.
Dua të shtrihem e të bëhem njësh me plisa toke
T’i dëgjoj pulsin, ngashërimet çdo rënkim.

T’i bëhem balsam në dashuri e në shërim ,
T’i bëhem çlirim foshnjës që shpagim kërkon.
Dua të provoj nga më vjen kjo forcë e guxim
Sa thellë është ngujuar në shpirtin që zjarrmon.

Të provoj sa i madh është ky durim njerëzor
Dyshoj çdo ditë, çdo orë e në çdo kohë……………
Natës që rënkon t’i jap dritën e shpirtit engjëllor,
Të mos kem frikë nga trishtimi e nga dielli që trishton.

E buzës t’i çel lule jargavani e gaz të pambaruar
Të ndjej furtunën dhe shtrëngatën që vjen.
O, si ulurin bota ,vret pa mëshirë, pa pushuar
Si bërtet plagë e natës dhe unë mes dëshirë te mos mbes.

Anastasia Cipi 

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …