Home / Poezi / Agim Jerliu – Mallë e dhimbje ndër vite

Agim Jerliu – Mallë e dhimbje ndër vite

I

Sa shum merr malli,
Për ty e imja nënloke
Të ndarë për së gjalli,
Kaq shum vite e mote.

Kohë e gjatë kaloi,
Sa gjatë s’të pashë
Malli ç’më perveloi,
Andej më si rashë.

Aty ku unë linda e m’pagzuan
Aty u përkunda e m’kenduan
Atë vend të bukur e të bekuar
Në emrin tënd gjithë jemi betuar.

Mendja më rrie atje te ai lum,
Moqalin e tharë e atë shavar
Netë të tëra mbetem pa gjumë,
Sa lotë kam derdh e kam qarë.

II

Të fala së largu nënlokja ime,
Prore të kam në zemrën time
Mendja m’tretë andej n’endrrime,
Sa shum mallë kam e kujtime

Edi se ndoshta edhe ju m’kujtoni,
Malli ju merr dhe më ëndërroni
Shum largë jush në dhe të huaj,
Keni po aq mallë për birin tuaj.

Ill

Shum të fala ty nënloke
Shtëpisë sime dhe oxhak
Biri juaj dhe i asaj toke
Që për ju zemra m’bën tak.

Shokëve miqve të femiris,
T’fala shum nga zemra u qoj
Juve burrav të malësisë,
Ju marrë ngryk ju përqafoj.
IV

Sa mallë kam për ato fusha,
Për ato kodra dhe ato male
Blegrima delesh dhe t’fyellit
Të barinjëve n’brigje livadhe.

Sa mallë që kam për kopshtet tua,
Për lule qershi pranvere jorgovane
Për ato shtigje ku kam lujt e kalrua
Për ato hije kroje mryze dhe stane.
Për ata kallinjë gruri n’tokë pjellore,
Ullinj vreshta rrushi vise kodrinore
Mallë për stinë vjeshtë e hamullore
Cicërima e zogj agimev pranverore

Mallë për ato toka mbetur djerrë
Sa shum do të doja që ti mbjellë
Mendja më rrie mua atje çdo herë
Ska ditë që andej nuk më sjellë.

Mallë e kujtime m’lodhin shumë,
Ëndrrat më tretin atje përherë
Bie dhe zgjohem fare i pa gjumë,
Dot kthehem përgjithmonë njëher.

Agim Jerliu

Siegburg, 26.02.2015

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …