Home / Poezi / Agim Bajrami – Njeriu i vijave të bardha

Agim Bajrami – Njeriu i vijave të bardha

Ai ecen perhere mbi vijat e bardha
Dhe kurre prej tyre s’ka dale)
Kepucet e tij nuk dijne c’eshte balta
Skane rene asnjehere ne kanal

I perpikte ne orare , korrekt ne bisede
As shan dhe as levdon
Kafene e pi gjithmone ne tete
Dhe te mesme gjithmone

Nje shok zu gjithe jeten ,si beri kurre dy
Per te nje i dyte duket teper
Me te i ndan castet ,gezimet ,bezdite
Kujtimet e moshes se vjeter

Gjithmone i padukshëm, i heshtur, i qetë
Ç’i duhet atij të ngrejë kokë
Ai do me të gjithë, ta ketë grurë në këtë jetë
S’ka gjë se si ka miq a shokë

Sa herë tonet ngihen nëpër tavolina
Ai ngrihet, largohet me takt
Si duhen telashet, telashet e frikin
I ngjallin ca krimba në bark

S’njeh derë gjykate, as derë policije
Ai kurre s’shkel ligje a nen
Dhe nese ne faqe dikush nis i bije
Ai frap, faqen tjeter i kthen

Në tryezen e tij dhe kur piku shtrëngohet
Dy vende të lira shpesh gjen
Dhe pse ky njeri nga të gjithë lavderohet
Ua them sinqerisht, s’më pëlqen

Agim Bajrami

Loading...

Lajmi Fresh

Pa pikë grimi, por ja si duket Mihrije Braha

Mihrije Braha është këngëtarja e njohur shqiptare e cila edhe pse ka shumë vite në …