Home / Poezi / Adem Gashi – SHIU SIÇ NUK E KAM PARË

Adem Gashi – SHIU SIÇ NUK E KAM PARË

të binte në formë pikash në xham
do ta merrja si një pikëllim vjeshte
me smeralde lotësh

sot erdhi siç nuk e kam parë
me zgjatje nga qielli përposh
litarë litarë

se në ç’nyje e gjeta varë
një mallëngjim shumë mall
ndoshta atë mallin e parë

mos ngrijë ti shi
se dua të lagem funbotshëm
si i marrë

Adem Gashi

Loading...

Lajmi Fresh

Diturie Hasanaj – Vargje poetike

*** Në qenien tënde njeri, ka dhëmbë të mirë, ka dhe dhëmbë që s’shihen me …