Home / Përsiatje / Abdulla Mehmeti: A KANË SHQIPTARËT STRATEGJI KOMBËTARE PËR ZHVILLIM EKONOMIK, PROJEKTE KONKRETE PËR INVESTIME KAPITALE NË TËRË HAPËSIRËN SHQIPTARE?

Abdulla Mehmeti: A KANË SHQIPTARËT STRATEGJI KOMBËTARE PËR ZHVILLIM EKONOMIK, PROJEKTE KONKRETE PËR INVESTIME KAPITALE NË TËRË HAPËSIRËN SHQIPTARE?

Pas vitit 1990, janë formuar shumë forume, unione, fondacione, lidhje biznesesh, në nivel kombëtar, rajonal dhe me përmasa ndërkombëtare. Kjo është një punë e mirë dhe e dobishme, gjithësesi, por, shqiptarët në Maqedoni janë pjesë e rëndësishme e kombit shqiptar dhe çështja shqiptare në Maqedoni është vlerësur se duhet të ketë prioritet pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.

Cilat janë projektet dhe investimet kapitale konkrete në qytetet dhe vendbanimet shqiptare në Maqedoni, të realizuara deri më sot? Këto forma të organizimit të derisotëm më tepër u ngjajnë shoqatave aksionare, për t’u ndihmuar bizneset private mes vete, ndoshta edhe për t’i ndihmuar grupacinet e ndryshme politike për t’u ngritur dhe mbajtur në pushtet, se sa me qëllime strategjike, për investime kapitale në sferat e ndjeshme për mirëqenien dhe zhvillimin e kombit shqiptar, sidomos të shqiptarëve në Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Sanxhak, Luginë të Preshevës etj.

Cila fabrikë e mban firmën e investimeve të përbashkëta të bizneseve shqiptare në Maqedoni, të këtyre fondacioneve, forumeve, lidhjeve të bizneseve shqiptare në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar? Cila shkollë, cili spital, cila rrugë me rëndësi, cili institucion publik i rëndësishëm, me interes shoqëror, jo investime private për interese personale dhe grupore?!

Në Maqedoni shihen aktivitete konkrete të investitorëve turq, edhe fondacione të huaja me kapital të dyshimtë, të cilat gjithësesi, përveç karakterit human, kanë edhe prapavija të tjera! Ndodh që për një meremetim formal, të jashtëm, për një fasadë të objektit, këto fondacione të huaja në hyrje të tyre të vendosin tabela sikur këto institucione të jenë pronë e tyre, edhe pse këto janë objekte të rëndësishme kulturore dhe historike të shqiptarëve!

Shqiptarët në Maqedoni më së paku kanë nevojë të trajtohen si rast social, aq më pak se u mungojnë objektet fetare, atyre u mungon strategjia, projektet, përkrahja financiare serioze për ngritjen dhe zhvillimin ekonomik të tyre, si popull.

Abdulla Mehmeti

(3.12.2017)


Lajmi Fresh

Majtizmi dhe djathtizmi në Kosovë, janë veç mashtrime aparatçikësh

Fadil Maloku 1. Rëndomë thuhet se elementet kyçe të një partie politike duhet të jenë: …