Home / Kulturë / 90-VJEÇARI DOMENICO VILLONE, PËRURON NJË LIBËR JETËSHKRIMOR… (Në librarinë “Alberi d’aqua”, të qytetit Asti-Itali)

90-VJEÇARI DOMENICO VILLONE, PËRURON NJË LIBËR JETËSHKRIMOR… (Në librarinë “Alberi d’aqua”, të qytetit Asti-Itali)

Nga: Prof.Murat Gecaj

         publicist e studiues

1.

Në librin tim, “Për ju, krijuese…”, te shkrimi për një bashkatdhetare emigrante, me origjinë nga Vlora dhe banuese me familjen, në qytetin Asti të Italisë, ndër të tjera, thuhet:

“Duke biseduar me diplomanten e psikologjisë, Anila Novruzaj, mësova dhe një fakt shumë interesant e domethënës. Studimet për degën e psikologjisë dhe provimet për të, në Universitetin e Torinos, i kishte ndjekur edhe një  i moshuar, tashmë 84-vjeçar. Ai quhet Domenico Villone. Është me origjinë nga Pulja e Italisë dhe jeton prej vitesh në qytetin e Torinos. Ka lindur në Afrikë, ku i jati shërbente ushtarak, në një kamp përqendrimi. Pastaj, 60-70 vjet më parë, u vendosën familjarisht, ku jetojnë sot…

Aftësia e Domenicos ishte të komunikonte me punonjësit e makinave, prej të cilëve mori mësime të vlefshme për jetën.Pasi mbushi moshën, ai doli në pension. Por disa vite më vonë, atij i lindi mendimi të regjistrohej për studime të larta, në degën e psikologjisë. Kështu, për një periudhë 3-vjeçare, arriti t’i ndiqte leksionet dhe t’i jepte me sukses provimet e lëndëve të ndryshme. Por, që të diplomohej, edhe atij i kërkohej të shkruante një punim me temë psikologjike. Me këmbëngulje, Domenico  e realizoi një gjë të tillë dhe, në korrik 2011, para komisionit përkatës paraqiti punim-diplomën me temë: “Jetëshkrimi, shkalla më e lartë e vetëdijes profesionale”. Udhëheqësi i diplomës dhe të gjithë pedagogët e tjerë mbetën shumë të kënaqur prej tij, prandaj i bënë vlerësimin maksimal, me 110 pikë. Siç më informuan, për këtë rast të rrallë e nxitës për të tjerët, është shkruar në shtyp dhe është folur edhe në RTV Italian…”. (Nga libri, me autor Murat Gecaj,  “Për ju, krijuese…”, Tiranë, 2015, faqe 265-267).

Ja, vitet rrjedhin, si pa u kuptuar dhe përsëri ky mik italian na tërheq vëmendjen, tashmë, me një fakt tjetër. Në vazhdim të temës së tij dhe duke e ripunuar atë, me kujdes e pasion, Domenico Villone përgatiti  dhe, kohët e fundi, nxori në qarkullim një libër jetëshkrimor, me titullin domethënës, “Novant’Anni-A scuola di vita” (Nëntëdhjetë vjet, në shkollën e jetës). Mirëpo, ai dëshironte që librin e tij ta përuronte pikërisht në qyetin Asti, ku jeton me familjen Anila, recensente e këtij botimi. Biseduan me librarinë “Alberi d’aqua“, me pronar  Beppe Gnesolto dhe ajo shpërndau këtë njoftim, për lexuesit:

Domenico Villone, pas një jete të jashtëzakonshme, në moshn 80-vjeçare, vendosi të regjistrohet në Universitet dhe në moshën 84-vjeçare ai u diplomua në degën e psikologjisë. Është  një njeri i veçantë, i cili ka mbajtur të freskët dhe të paprekur dëshirën për të mësuar, për të zbuluar dhe, mbi të gjitha, për të jetuar.
Nesër mbrëma (dmth më 1 dhjetor 2017-shënimi im, M.G.), ai do të jetë mysafiri ynë, për paraqitjen e librit të tij “Nëntëdhjetë vjet, në shkollën e jetës”. Është një takim, ku pjesëmarrsit nuk do të jenë të humbur…Ju mirëprsim!”

Erdhi dita e përurimit dhe, mbushur me kënaqësi, por dhe emocione të kupushme, autori i libri i priti,  në librarinë  e mësipëme, mbi 40 të ftuar. Pjesëmarrsit e përshsndetën dhe e uruan atë përzemërsisht, për këtë botim dhe për vullnetin e dëshmuar, për hartimin dhe botimin e tij.

Fjalën e hapjes, në përurimin e këtij libri, e mbajti recensentja, Anila Novruzaj, e dplomuar dhe ajo në degën e psikologjisë, bashkë me Domenico Villonen dhe që tani përgatitet ta mbrojë doktoraturën, pranë Univeristetit Justo të Italis, degë e Universitetit “Fonti Fico” të Romës. Ajo e tregoi, sigurisht  shkurt, përmbajtjen e librit dhe u bashkua me mendimin e lexuesve të tij, se ky është një shembull i shkëlqyer i autorit të tij, që na mëson se jeta e njeriut është, gjithnjë, shkollë. Gjithashtu, tha se Domenico dëshiron që këtë libër të tij, mundësisht, ta përktheje e botojë, në gjuhën angleze, por dhe shqipe.

Pastaj, me miratime e përgazime për autorin e librit, e morën fjalën disa veta, të moshave e profesioneve të ndryshme. Ndër ta, pëmendim: Karlo Sabione, Mattia  Xhekaj, Beppe Gargarella, Beppe Gnesolto, Chiara Ruffnengo, Ardian Popllo, Kristina Villone  (vajza e Domenicos) e të tjerë.

Në mbyllje të këtij pëurimi, paksa i emoconuar, autori i këtij libri të ridhe interesant, Domenico Villone, i falënderoi nga zemra, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit.

…Në mbyllje të këtyre radhëve modeste, për përurimn e këtij libri jetëshkrimor, nga Domenico Villone, e  përgëzojmë atë për këtë botim dhe i urojmë shëndet të mirë e jetëgjatësi!

Tiranë, 2 dhjetor 2017

 


Lajmi Fresh

Milazim Kadriu: DËSHMI E RRUGËTIMIT TË USHTARIT TË UÇK-SË NGA DITËT E PARA TË LUFTËS DERI NË LIRI

Rudi Berisha “Ukshin Kosumi në shërbim të UÇK-së”, botoi KL “Zahir Pajaziti” – Podujevë, 2017 …